Dopio Suarez dhe Messi, Barcelona ruan distancat me Atleticon – A2

Dopio Suarez dhe Messi, Barcelona ruan distancat me Atleticon

Barcelona nuk gaboi dhe mori fitoren e 13 në La Liga, duke mundur pa shumë probleme Eibar të dielën në mbrëmje, për të ruajtur distancën me 5 pikë ndaj Atletico Madrid.

Dy gola nga Luis Suarez dhe një nga Lionel Messi i dhanë katalanasve suksesin e merituar. Uruguaiani hapi serinë e golave në të 19′, duke goditur saktë në hyrje të zonës pasi kishte krijuar hapësira të mjaftueshme mes mbrojtësve kundërshtarë. Një gjuajtje fantastike që nuk i la asnjë mundësi portierit.

Katalanasit dominuan tërësisht pjesën e parë, por do t’i mbyllnin llogaritë brenda 6 minutave në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Messi që në 53’ realizoi një gol të mrekullueshëm, duke shfrytëzuar më së miri një top të marrë brenda zonës. Në të 59’ Suarez realizoi edhe golin e dytë personal, duke mos gabuar ballë për ballë me portierin.

Shkarkoni aplikacionin e A2