Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ferr për pasagjerët e “gjigandit” të detit, 500 të infektuar nga virusi

Nga A2 CNN
13 Janar 2019, 11:58 | Bota

E quajnë Oaza e Paqes dhe lundron në drejtim të parajsës së Karaibeve, por për të paktën 500 pasagjerë po shndërrohet në një ferr i gjatë 360 metra, ku frika miksohet me problemet e stomakut.

Nuk është një film horror por situata që po përjetojnë qindra turistë që ndodhen sipër “Oasis of the Seas”, një nga anijet kroçierë më të mëdha në botë, me kosto 1.4 miliardë dollarë.    

Anija gjigande, deri në vitin 2009 më e madhja në botë, u nis të shtunën nga Port Canaveral në Florida në drejtim të ishujve të Karaibeve, ku do të qëndronte një javë.

Por pushimet aq të ëndërruara nga më shumë se 5 mijë pasagjerët që kishin shpenzuar mijëra dollarë për të përfituar nga bukuritë e peizazhit jashtë anijes dhe facilitetet teknologjike, kulinare dhe argëtuese brenda saj, u shndërruan në një kujtim të hidhur.

Sipas autoriteteve të anijes, që zotërohet nga  shoqëria Royal Caribbean International, një virus misterioz por që mund të jetë i identifikuar me novovirus, shkaktari i gastroenteritit, ka infektuar për momentin rreth 500 nga pasagjerët dhe mund të përhapet edhe në të tjerët.   

Nga noti në pesë pishinat, relaksin në fushën e minigolfit apo soditjen e performancave në teatrot apo kinematë e anijes, pasagjerët kanë gjetur shpëtim vetëm në tualetin e kabinave të tyre, me kriza barku dhe të vjella që kanë vënë në alarm autoritetet shëndetësore.

Kroçiera do të shkurtohet dhe pasagjerët do të kthehen në Florida më shpejt sesa mendonin, normalisht duke u dëmshpërblyer për lekët e paguar, por gjithsesi jo për pushimet e humbura dhe shqetësimet e ndjera.

A2 CNN Livestream

Dita jonë