Greqi, të burgosur shqiptarë rrahin një bashkëkombës homoseksual, e dërgojnë në spital

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur ditën e djeshme në burgun e qytetit grek të Trikala.

Sipas dëshmive të mbledhura nga mediat greke, pasditen e së shtunës disa të burgosur me origjinë shqiptare ishin protagonistë të një debati që përfundoi në rrahjen brutale të njërit prej tyre.

Trikala

Personi, që mediat cilësojnë si homoseksual, pësoi dëmtime që nevojitën dërgimin e tij me urgjencë në spitalin e qytetit veriperëndimor grek.

Viktima e rrahjes u rikthye në burg pas trajtimit mjekësor, në masa sigurie më të rrepta.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN