Helikopteri Cougar evakuon 8 mësues dhe banorë të tjerë në Theth – A2

Helikopteri Cougar evakuon 8 mësues dhe banorë të tjerë në Theth

Forca Ajrore përmes ekuipazhit të helikopterit Cougar evakuuan 15 persona në fshatrat e Thethit dhe të Shalës, mes tyre dy persona të sëmurë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes 10 personat, përfshirë edhe disa mësues që gjendeshin të bllokuar prej ditësh në shkollën Bregu i lumit në Shalë,  janë dërguar me helikopterin e FA  në Shkodër.

Me gjithë përpjekjet e shumta, ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur, bëhet me dije Ministria e Mbrojtjes.

Kërkesa për ndërhyrje nga ajri është bërë nga prefekti i Shkodrës.

Mësuesit ndodheshin të bllokuar në fshat për shkak të rënies së sasive të mëdha të dëborës.

Shkarkoni aplikacionin e A2