Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Interi nuk lodhet me Beneventon, gjen Strakoshën në çerekfinale

Nga A2 CNN
13 Janar 2019, 20:13 | Futboll
Interi nuk lodhet me Beneventon, gjen Strakoshën në çerekfinale

Interi i bën dhuratë vetes një të dielë me “pilotin automatik”, pasi mund lehtësisht 6-2 Beneventon për të siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Italisë ku do të përballet me Lazion.

Rezistenca e Beneventos zgjat fare pak, vetëm 7 minuta, kur Icardi shënon golin e parë me penallti. Rezultati dyfishohet pak më vonë nga Candreva, i cili realizon vetë pasi më parë kishte fituar 11-metërshin për të tijtë. Në fund të pjesës së parë Dalbert vulos fitoren dhe kualifikimin për zikaltrit, i cili shënon pas një kundërsulmi.

Në pjesën e dytë Lautaro Martinez shënon golin e katërt pas një krosimi të bukur të Perisic, e pasi miqtë shkurtojnë diferencën, është sërish argjentinasi që realizon golin e dytë personal, për t’i çuar shifrat në 5-1. Benevento shënon sërish, me Bandinellin, por në minutën e pestë shtesë të ndeshjes Candreva realizon golin e gjashtë, që mbyll në mënyrë të shkëlqyer mbrëmjen për skuadrën e Spallettit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë