Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nata e “maskave”, lidhin dhe grabisin biznesmenin në Durrës, marrin me forcë automjetin në Fushë Krujë

Nga A2 CNN
13 Janar 2019, 09:47 | Kronikë
Nata e “maskave”, lidhin dhe grabisin biznesmenin në

Dy ngjarje të rënda me distancë të shkurtër kanë ndodhur dje në darkë në lagjen 14  “Shkozet” të Durrësit dhe në aksin Fushë Krujë-Thumanë, ku elementi i përbashkët janë ”maskat”.

Në ngjarjen e parë, sipas njoftimit të policisë, disa persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e një biznesmeni të zonës.

Personat kanë qenë të armatosur,  dhe pasi kanë lidhur pjesëtarët e familjes, kanë zbuluar në banesë një shumë rreth 10 mijë euro dhe e kanë grabitur. Biznesmeni në fjalë E.K., është i njohur në zonë në fushën e transportit.

Ndërkohë, disa kilometra më në veri, një makinë e tipit Mercedes Benz vidhej po nga persona të maskuara në afërsi të Fushë Krujës, pikërisht në Thumanë.  

Makina ishte në pronësi të një shtetasi nga Kukësi, i identifikuar si A.K. Maskat i kanë bllokuar rrugën shoferit dhe e kanë zbritur atë me forcë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani