Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Nga futbolli te hokej, transformimi i stadiumit të Këlnit | GALERI

Nga A2 CNN
13 Janar 2019, 15:21 | Sporte të tjera

Afro 50 mijë të pranishëm në stadium. Ndeshja ishte ajo ndërmjet Cit dhe Dyseldorf.

Në pamje të parë gjithçka dukej normale, por skuadrat nuk luajtën një ndeshje futbolli. Për këtë rast, fusha e impiantit ishte shndërruar në pistë akulli, për një ndeshje hokeji.

 Tribunat ishin të mbushura, pavarësisht të ftohtit dhe faktit se sporti, nuk ishte ai që zakonisht praktikohet në ‘Rhein Energie Stadion’.

Në pritje që kampionati të rifillojë dhe të rikthimit në elitën e futbollit gjerman, me Këlnin që aktualisht pozicionohet në vendin e dytë në Bundesligën 2 pas Hamburgut, qyteti zbavitet në këtë mënyrë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë