Një gotë nga fundi i detit, vera që ruhet në thellësitë e Mesdheut

Ai e mban verën e tij të gazuar disa dhjetëra metra në fund të detit, pasi në kë të mënyrë ajo nuk vjetrohet kurrë dhe ruhet në mënyrë perfekte. Çdo vjeshtë, Piero Lugano mbledh skuadrën e tij të zhytësve për të rikuperuar disa prej arkave që ka futur nën ujë, në brigjet e Sestri Levantes, Itali.

Shishet qëndrojnë aty për disa muaj, por ka edhe raste të veçanta kur ato janë ruajtur për pesë vjet në thellësitë e detit të Ligurias, pjesë e Mesdheut.

Sipërmarrësi italian, i cili më parë ka qenë profesor dhe ka studiuar për arkeologji detare, thotë se këtë metodë ruajtje e ka zbuluar pikërisht prej profesionit të mëparshëm. “Vera ka mbërritur në qytetërimin modern falë amforave të mbyllura të gjetura nën ujë. Kjo më bëri të mendoj dhe kuptoj se në atë ambient hapësira është fantastike për të konservuar substanca organike. Kjo, për shkak të temperaturës konstante, dritës së kufizuar dhe mungesës së oksigjenit, faktorë që janë të gjithë të pranishëm në qilarët e nëndheshëm ku ruhet zakonisht vera”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN