Organizonin lojëra fati dhe turne pokeri, dy në pranga

Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi në lokalet e tyre ushtronin në mënyrë të paligjshme lojëra fati.

Shtetasi A.R., 26 vjeç dhe I.A., të dy banues në Tiranë, u vunë në pranga nga policia lokale respektivisht me akuzën e “organizimit të lotarive të palejuara” dhe “organizim i palejuar i lojërave të fatit”.

Të parit iu gjetën në subjektin e tij në rrugën “Todi Shkurti” pajisje kompjuterike që përdorej për lojëra fati. Ndërsa në lokalin e personit të dytë të arrestuar, në rrugën “Konferenca e Pezës”, u konstatuan 14 shtetas duke luajtur poker.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN