Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Real rikthehet në “Champions”, por Barcelona mbetet 10 pikë larg

Nga A2 CNN
13 Janar 2019, 22:47 | Futboll

Real Madrid rikthehet në vend të katërt të renditjes së kampionatit spanjoll, pas një fitoreje të vështirë kundër Betis.

Luka Modric kaloi kampionët e Europës në epërsi, por vendasit barazuan me Sergio Canales. Në fund, ish-lojtari i Betisit, Ceballos, shënoi një gol dramatik me goditje dënimi, për t’i dhënë tri pikët madrilenëve.

Pavarësisht fitores, Reali largohet nge Sevilja me shqetësimin për Karim Benzema, i cili u dëmtua në pjesën e parë dhe nuk u rikthye në fushë pas pushimit. Francezi u përplas me Marc Bartra në një dyluftim dhe gjatë rrëzimit dwmtoi një gisht.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani