Shënon Griezmann me penallti, Oblak bllokon Bardhin: Atletico i dyti në La Liga

Atletico Madrid ka vuajtur shumë kundër Levantes por arrin një fitore vërtet të rëndësishme që e projekton në vend të dytë në kampionatin spanjoll.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Antoine Griezmann në minutën e 57-të , që arrin kuotën e 9 golave në sezon.

Ekipi i Diego Simeone shënoi në minutën e 12-të me Koke por goli u anulua me sistemin VAR.

Më pas, portieri Oblak ndërhyri mjaft mirë, në veçanti në rastin e lojtarit me origjinë shqiptare Enis Bardhi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN