Ahmetaj: Kosto e studentëve të ekselencës 201 milionë lekë, ata që kanë paguar do të rimbursohen

Ministri në ikje i Financave, Arben Ahmetaj ka zbardhur ofertën e qeverisë për studentët. Ai ka shpjeguar se cilët studentë do të përfitojnë nga mbështetja me fonde e qeverisë, apo cilat janë procedurat që duhen ndjekur për të përfituar bursë.

“Reduktim të tarifave të arsimit për studnetët me notë mesatare 9 ose 10, që ne i referohemi si studentë të ekselencës. Në bazë të definicionit të ri ata kanë një përjashtim 100% nga tarifa e shkollimit. Përfitojnë 6132 studentë. Efekti financiar në buxhetin e shtetit, 201 milionë lekë”, tha Ahmetaj.

“Studentët me notë mesatare nga 5-9, përfitojnë ulje 50% nga tarifa e shkollimit. Përfitojnë rreth 70 000 studentë. Ndërsa studentët që kanë paguar tarifën e plotë të studimit, bordet e administrimit kanë marrë vendim që t’u kthejnë shumën në llogaritë bankare të studentit”, shtoi Ahmetaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN