Balla: Me lekët e Bashës do të ndërtojmë çerdhe – A2

Balla: Me lekët e Bashës do të ndërtojmë çerdhe

Taulant Balla kërkon mbylljen sa më shpejt të procesit penal qe ka hapur ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Është në dinjitetin e një politikani, kur ka përballë një politikan tjetër, minimalisht duhet të jetë prezent. Sepse në fund të fundit, për fat të keq të Partisë Demokratike, është kryetar i saj, për mua të rrijë aty sa të ketë jetë. Por Lul Basha është shembulli më i keq i një politikani, që kur bënë një akuze duhet të vij ta mbrojë aty ku jepet drejtësia. Kërkoj që për çështjen në fjale të përmbyllen hetimet sa më shpejtë dhe qytetarët mesi presin që Prokuroria të mos e vazhdojë më këtë historinë që i mban dosjet me vite pa gjetur fajtorët dhe pa i çuar prapa hekurave”.

Taulant Balla, deputet PS

Basha akuzohet për shpifje dhe rrezikon dënimin nga gjobë deri në 3 vite. Në cilësinë e paditësit Balla deklaroi se me lekët që do të fitojë në gjyqin me Bashën do të investojë në ngritjen e kopshteve dhe çerdheve në zonën që ai përfaqëson.

“Kërkoj dënimin e Lulzim Bashës dhe mezi presim që vlera e dënimit të tij të shkojë për fondin dhe arsimin, ndërtimin e një kopshti apo një çerdhe në zonën që unë përfaqësoj. Vlera varion nga 300 mijë lek deri në 1,5 milionë lek të reja. Të gjitha këto do shkojnë për qëllime të ndërtimit të kopshteve dhe çerdheve”.

Taulant Balla, deputet PS

Prokurori, si palë në këtë proces, kërkoi mbylljen e hetimit, pasi deklaratat e Bashës janë opinone dhe nuk përbëjnë vepër penale. Gjyqtari Gerd Hoxha konstatoi se në këtë çështje janë shkelur disa pika të konventës europiane për të drejtat e njeriut, duke nënkuptuar se vendimi për këtë çështje kërkon kohë. Në datë 21 gjykata do të shprehet nëse kreu i Partisë Demokratike do të dënohet për shpifje ose jo.

Shkarkoni aplikacionin e A2