Basha takon ambasadorët, Soreca: Opozita i përket Parlamentit

Ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe të OSBE ishin në selinë e Partisë Demokratike. Reforma zgjedhore vijon të jetë shqetësimi i tyre.

Të pyetur nga media e pranishme ata e konfirmuan këtë qëndrim dhe u bënë thirrje palëve të angazhohen në miratimin e kësaj reforme kyçe edhe për vendimin e qershorit për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Ambasadori i BE Luigi Soreca në fund të takimit deklaroi: “Ishim këtu së bashku me ambasadorin Borchardt për të biseduar për reformën zgjedhore, që përfaqëson për ne një nga prioritetet që Shqipëria duhet të përmbushë para vendimit të qershorit lidhur me hapjen  e negociatave”.

Ambasadorët Soreca dhe Borchardt

 Soreca shtoi që “do flasim me gjithë partitë dhe nuk do të ndalojmë së kërkuari partive të bëjnë punën  e tyre në përmbushjen e përgjegjësive”.

Ambasadori i BE-së ka fjalë specifike edhe për rolin e opozitës. “Opozita i përket parlamentit dhe është një kërkesë konstante shpresa që opozita të jetë në Parlament. Ne mendojmë që duhet të finalizohet puna e bërë nga propozimet e përbashkëta që përmbushin rekomandimet e OSBE-ODIHR”. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN