BE ofron siguri të reja për kufirin irlandez

Presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker dhe ai i Këshillit Europian, Donald Tusk kanë ofruar siguri të tjera për kufirin Irlandez.

Në një letër dërguar kryeministres britanike, Theresa May, thuhet se mekanizmi i kufirit pa pengesa aktivizohet vetëm nëse do të jetë shumë i nevojshëm. Dhe ky mekanizëm do të jetë i përkohshëm.

Gjithashtu në letër shkruhet se konkluzionet e Këshillit Europian kanë vlerë ligjore.

Drejtuesit e BE-së në këtë mënyrë përpiqen të qetësojnë deputetët britanikë që kundërshtojnë ujdinë për Brexit.

Megjithatë nuk është ende e qartë nëse ligjvënësit janë bindur me këto garanci të reja.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN