Dy mundësi për Ministrin e Jashtëm: Sërish Cakaj, ose vetë kryeministri Rama

Sipas disa burimeve të kontaktuara nga A2, brenda Partisë Socialiste janë tashmë dy hipotezat për të zgjidhur ngërçin e mos emërimit të kandidatit për Ministër të Jashtëm, Gent Cakaj.

Mundësia e parë është ajo e rikthimit të emrit të Cakajt në tryezën e Presidentit, ndërsa opsioni i votimit direkt të Cakajt në Parlament ka rënë, sepse “nuk duhet përgjigjur shkeljes me shkelje”.

Për sa i përket mundësisë së dytë, është ajo qe sheh shefin e ekzekutivit, kryeministrin Rama, të marrë përkohësisht në kompetencat e tij edhe Ministrinë e Jashtme, deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese mbi ankimimin e Partisë Socialiste për mos dekretimin  e Presidentit të kandidatit Cakaj.

Bëhet e ditur që vullneti i PS-së  është ai të votojnë në bllok ndryshimet në qeveri, pra të votojë ndryshimet në qeveri kur të zgjidhet çështja e MPEJ.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN