Deputeti i PS: Dhjetëra studentë s’mund të bllokojnë mësimin

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, i ftuar në “Debat” në A2, teksa foli për ngujimin e studentëve, është shprehur se aty është vetëm një grup i vogël të cilët nuk mund të bllokojnë të tjerët të zhvillojnë mësimin.

“Bëhet fjalë për dhjetëra studentë të ngujuar, nuk janë qindra. Aty brenda ka studentë që ngatërrojnë ambientet akademike, me lirinë për të protestuar. Edhe 2 mijë po të ishin janë një pakicë krahasuar me ata që duan të bëjnë mësim. Aty ka militantë të opozitës. Qeveria ka kapërcyer kërkesat e tyre për t’i përmbushur. Ishim në 8 pika dhe tashmë jemi në 8 pika plus. Ata ishin nxitja për qeverinë për të thelluar reformën në arsimin e lartë”, u shpreh deputeti i PS.

Ndërkohë, analisti Fitim Zekthi reagoi duke thënë se nuk mund të ketë 60 mijë studentë të ngujuar. “Absolutisht ata që janë ngujuar janë përfaqësues të tyre”, tha Zekthi.

Shkarkoni aplikacionin e A2