Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Eksportet kineze në rënie, e ardhmja e zymtë

Nga A2 CNN
14 Janar 2019, 11:01 | Ekonomi

Lufta tregtare i ka dhënë goditjen e saj ekonomisë së Kinës. Qeveria kineze njoftoi se eksportet e mallrave gjatë muajit Dhjetor ranë me 4%, çka përbën performancën më të dobët të 2 viteve të fundit. Por ekspertët paralajmërojnë se situata do të përkeqësohet.

Fundi i vitit 2018 shënoi performancën më të dobët të sektorit të eksporteve në Kinë prej dy vitesh. Kjo shihet si pasojë e drejtpërdrejtë e luftës tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Edhe pse tarifat amerikane për mallrat kineze u vendosën që në Shtator, importuesit nga Shtetet e Bashkuara kishin nisur një valë blerjesh për të shmangur një rritje të mëtejshme tarifash të lajmëruar në Janar.

Kontenierë në një port kinez

Tashmë kjo valë po zbehet dhe ka dhënë ndikimin e sajnë tregtinë mes dy ekonomive më të mëdha të planetit. Ekspertët nuk fajësojnë vetëm luftën tregtare, por shprehin shqetësimin për ngadalësimin e ekonomisë globale.

Efektet e kësaj të fundit do të ndihen më tepër gjatë këtij viti, kur ritmi i motorëve botërorë të bjerë edhe më.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani