Greqi, jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes, ishte kundër marrëveshjes me Shkupin

Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij.

Mediat në vendin fqinj raportojnë se Kammenos ka zhvilluar një takim me kreun e qeverisë Aleksis Cipras të cilit i ka paraqitur dhe dorëheqjen.

Gjithnjë sipas mediave greke, Kammenos ka thënë pas takimit të kësaj të diele me kryeministrin, se arsyeja e dorëheqjes ka qenë marrëveshja e emrit me Maqedoninë e cila miratoi në parlament ndryshimet kushtetuese që përfshinin edhe ndryshimin e emirit në Maqedoninë e Veriut.

 Kammenos ka qene një kundërshtues i marrëveshjes Greqi-Maqedoni prej kohesh, gjë të cilën nuk e ka fshehur.

Dorëheqja e tij si anëtar i së djathtës greke ngre shumë pikëpyetje sa i takon koalicionit qeverisës në Greqi,  nëntë muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme. 

Ndërkohë, Ministri i ri i Mbrojtjes në Greqi pas dorëheqjes së Panos Kammenos, do të jetë Admiral Evangelos Apostolakis.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN