I ftohti i merr jetën 3 personave – A2

I ftohti i merr jetën 3 personave

3 persona dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e të ftohtit ditën e sotme. Një 57-vjeçar, roje në Drejtorinë Rajonale të Punësimit në Shkodër është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm.

Sipas të dhënave të para dyshohet se 57-vjeçari, i identifikuar si A. Grrethi, ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit, pasi temperaturat në ditët e fundit kanë qenë tepër të ulëta, veçanërisht në Shkodër.

Ndërkohë edhe në Durrës, një person, i cili dyshohet se ishte endacak është gjetur i vdekur pranë portit të Durrësit. Ngjarja është regjistruar në lagjen 4 të qytetit bregdetar, në një bodrum. Sipas policisë viktima është identifikuar Viktor Dhima, ndërsa thuhet se shkak i ngjarjes është bërë i ftohti dhe konsumi i alkoolit.

Edhe në Proptisht të Korçës një 52-vjeçar u gjet i pajetë në mes të borës. Sipas të dhënave dyshohet se ai po përpiqej të kalonte rrugën, por ka rrëshqitur në dëborë duke mbetur i bllokuar dhe është gjetur pa jetë i ngrirë si pasojë e temperaturave nën zero.

Shkarkoni aplikacionin e A2