Kombëtarja U17 humbet 2-0 me Anglinë

Kombëtarja shqiptare e moshave U17 u përball mesditën e së hënës me Anglinë në një sfidë miqësore të vlefshme për Mercedez Benz Eixhin Cup, turne që po zhvillohet në Turqi.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri u mund me rezultatin 2-0 nga ishullorët. Përtej rezultatit, kuqezinjtë e vegjël bënë një paraqitje të mirë sidomos në 45 minutat e para, të cilat u mbyllën në barazim pa gola.

Anglezët gjetën rrjetën dy herë në pjesën e dytë dhe duhet theksuar që vinin në këtë takim me skuadrën nën 16-vjeçarëve për t’i dhënë mundësi talenteve edhe më të rinj. Shqipëria do të luaj sërish edhe ditën e martë përballë Turqisë, vendit organizator.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN