Manchester City ruan hapin e Liverpool, shkëlqen Jesus

Manchester City ka marrë një fitore ndaj Wolves me rezultatin e pastër 3-0.

Skuadra e drejtuar nga spanjolli Guardiola shënoi që në minutën e 10 me brazilianin Gabriel Jesus, ndërsa miqtë u dukën të dorëzuar 9 minuta më vonë kur Boly u ndëshkua me kartonin e kuq pas një ndërhyrje të rëndë ndaj Silva-s.

Braziliani Jesus shënoi edhe golin e dytë në minutën e 39 me 11 metërsh.

Për ta vulosur rezultatin në 3-0 menduan sërish miqtë dhe pikërisht mbrojtësi Coady, i cili shënoi në portën e tij.

Me këtë fitore, City ruan hapin e Liverpool duke qëndruar 4 pikë larg Liverpoolit të Klopp.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN