Në pritje për foton perfekte

Shkëmbi Trolltunga në Norvegji vizitohet nga mijëra persona, të cilët tentojnë të arrijnë foton perfekte duke rrezikuar jetën e tyre.

Një shtysë për turistët së fundmi janë bërë edhe rrjetet sociale të cilat janë të mbushura me foto nga maja e shkëmbit. Turistëve u duhet të presin në radhë për të realizuar foton perfekte.

Madje, ky shkëmb, edhe pse me një pamje mahnitëse, i ka marrë edhe jetën turistëve.

4 vite më parë një grua humbi jetën duke rënë nga një lartësi prej më shumë se 400 metrash.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN