Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Nis marrja në pyetje e ish-anëtarëve të UÇK

Nga A2 CNN
14 Janar 2019, 15:14 | Kosova
Nis marrja në pyetje e ish-anëtarëve të UÇK

Prokuroria e posaçme për krime lufte në Hagë nisi punën me marrjen në pyetje të ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa.

Ky i fundit tha se gjendet në Hagë për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe pretendimeve të prokurorëve. I njohur gjatë luftës si komandant Remi, ai ka vepruar në një zonë të Prishtinës si drejtues operativ. Pas tij duhet të paraqitet Sami Lushtaku, ish komandant në zonën e Drenicës.

Prokuroria e Posaçme për Krime Lufte në Hagë ka për qëllim ngritjen e akuzave ndaj ish anëtarëve të UÇK-së. Më pas këto raste do të shqyrtohen nga Gjykata Speciale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë