Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Nuk është e lehtë të punosh për Meghan Markle: Dorëzohet edhe truproja!

Nga A2 CNN
14 Janar 2019, 13:02 | Showbiz

Të jesh i zgjedhur për të punuar me një nga çiftet me të famshme në botë, për më shumë me gjak mbretëror, mund të jetë pikësynimi për shumë kandidatë.

Por në rastin  princit Harry dhe Meghan Markle, kjo mund të jetë një zgjedhje vërtetë e vështirë.  

Truproja femër e çiftit princëror të Mbretërisë së Bashkuar ka dhënë dorëheqjen nga mbrojtja e çiftit, vetëm pas 6 muajsh që kishte filluar punë.

Meghan po e sheh "nga larg" mundësinë e një asistenti jetëgjatë

Emri i agjentes së Scottland Yard nuk bëhet i ditur, por thuhet se ajo ka vendosur të lejë policinë.

Arsyet nuk dihen, por historia e këtyre muajve tregon që presioni për ata që rrethojnë Meghan nuk është aspak i vogël.

Vitin e kaluar, dy sekretarë të çiftit dhe asistentja personale e Meghan dhanë dorëheqjen.  

Melissa Touabti, ish asistentja personale e Meghan

Në veçanti bëri bujë braktisja e asistentes, Melissa Touabti, e cila kishte patur një rol të rëndësishëm në dasmën princërore dhe që burime brenda pallatit mbretëror thonë që “do t’i mungojë të gjithëve, për aftësitë e saj”.

Sipas burimeve, edhe pse Meghan e ka marrë shumë seriozisht rolin e saj të ri, ajo nuk po i përshtatet mirë protokollit dhe nevojës që të jetë e ndjekur kudo nga një shërbim sigurie.

A2 CNN Livestream

Dita jonë