Rama, edhe ministër i Jashtëm, sulm Metës për Bushatin

Pas pingpongut të deklaratave mes dy institucioneve, duket se Partia Socialiste ka gjetur një zgjidhje për Ministrinë e Jashtme.

Gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë, mëngjesin e kësaj të hëne, mësohet se plani rezervë i kryeministrit Rama është që këtë detyrë ta marrë ai përsipër. Rama pritet t’i dërgojë presidentit Meta një tjetër dekret për zëvendësimin e Ditmir Bushatit, ku siç konfirmoi edhe vetë përmes Twitter-it, do të jetë emri i tij në të. Rama është shprehur edhe se PS po përgatit një ankimim për Presidentin në Gjykatën Kushtetuese.

Deri në ngritjen e kësaj të fundit, Rama do të jetë ministër i Jashtëm. Një zgjidhje kjo e propozuar nga vetë Ilir Meta. Të gjithë dekretet e emërimit të qeverisë, do të votohen njëkohësisht në të njëjtën seancë plenare.

Nuk ka vonuar edhe përgjigja e Metës, i cili përmes Facebook është shprehur: “Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit. NO MORE FAKE STATE. Shqipëria e para!”.

Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit. NO MORE FAKE STATE. Shqipëria e para!🇦🇱

Gepostet von Ilir Meta am Montag, 14. Januar 2019

Rama për deputetët: mos lëvizni me datë 16 janar, mund të kemi seancë

Sipas disa burimeve, kryeministri Edi Rama ka qarkulluar për deputetët e Partisë Socialiste një mesazh ku i kërkohet deputetëve të qëndrojnë në Tiranë më datë 16 janar, të mërkurën, “sepse mund të kemi seancë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN