Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rama – Meta, vijon përplasja për ministrin e Jashtëm

Nga A2 CNN
14 Janar 2019, 10:31 | Politikë
Rama – Meta, vijon përplasja për ministrin e Jashtëm

Dy institucionet më të rëndësishme të vendit, Kryeministria e Presidenca, vijojnë të jenë në krizë për shkak të propozimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

Sot është afati i fundit për Presidentin për të dekretuar shkarkimin e Ditmir Bushatit. Por burime nga Presidenca thonë se Ilir Meta nuk do ta lërë ministrinë e Jashtme pa ministër në kushtet kur vendi ndodhet në një moment të rëndësishëm sa i përket procesit integrues, por edhe vizitave me rëndësi të zyrtarëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Të mërkurën, më 16 Janar, Ditmir Bushati do të presë homologun italian Milanesi, ndërsa një ditë më vonë atë holandez, Blok. Bushati ka vendosur kështu të mos anulojë vizitat e zyrtarëve të huaj në vend, por nga ana tjetër ka analuzuar vizitën që duhet të zhvillonte në Gjermani me homologun gjerman Heiko Mass.

A2 CNN Livestream

Dita jonë