Rriten kërkesat e shqiptarëve për mallra nga Kina dhe Turqia

Mallra me cilësi jo shumë të mirë, por me çmime të leverdishme. Është ajo çfarë po kërkojnë sot konsumatorët shqiptarë dhe që padyshim po ofron tregu. Produkte me origjinë kryesisht nga Turqia dhe Kina, vende më të cilat importet janë rritur ndjeshëm gjatë 2018-ës.

Sipas Institutit të Statistikave, gjatë 11 mujorit të vitit që lamë pas, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Turqia, me të cilën është realizuar një volum importesh prej 48,5 miliardë lekë ose 4,4% më shumë se një vit më parë; Greqia nga ku kemi importuar 47 miliardë lekë mallra me rritje vjetore 3,6% dhe Kina, me një volum importesh prej 48,1 miliardë lekësh, me rritje 9.0 % kundrejt 2017- ës.

Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë Italia, Gjermania dhe Zvicra.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN