Rritja ekonomike, eksperti shpjegon pesimizmin e BB dhe FMN

Të tjera shifra kanë në mendje institucionet financiare ndërkombëtare dhe qeveria shqiptare kur vjen puna tek rritja ekonomike. Parashikimet e FMN dhe Bankës Botërore për dy vitet e ardhshme janë ndjeshëm nën pretendimet e qeverisë për rritje mbi 4%.

Eksperti i ekonomisë, Panajot Soko ka komentuar në studion e A2 Business të Aurora Sulçes faktorët që dotë ndikojnë në mosrealizimin e këtij objektivi.

Shtyllat mbi të cilat u bazua rritja gjatë vitit të kaluar, sipas Sokos nuk do të kenë më shtysë, për shkak se ishin faktorë sezonalë si reshjet që gjeneruan energji elektrike, ndërsa janë drejt përfundimit projektet madhore si TAP dhe Devoll. Ndikim sipas tij do të ketë edhe ngadalësimi i ritmit të eurozonës, çka pritet të shtrëngojë kreditimin dhe financimin e ekonomisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN