Bora shemb palestrën e shkollës në Shkodër – A2

Bora shemb palestrën e shkollës në Shkodër

Bora e madhe e rëndë gjatë ditëve të fundit ka shembur këtë të hënë palestrën e shkollës 9-vjeçare “Branko Kadija” në qytetin e Shkodrës.

Fatmirësisht në momentin e shembjes së palestrës nuk ka pasur persona në atë ambient. Ngjarja mund të ishte kthyer në një tragjedi të pashmangshme, ku rëndesa e dëborës së këtyre ditëve solli këtë situatë. Lidhur me ngjarjen në fjalë drejtuesit e shkollës kanë vënë menjëherë në dijeni si Drejtorinë Arsimore Rajonale por edhe Bashkinë duke i dërguar madje edhe shkresa zyrtare.

Në palestrën e kësaj shkolle përveç nxënësve të shkollës stërviten edhe ekipe zinxhirë të sporteve të ndryshme, qoftë futboll apo basketboll.

Shkarkoni aplikacionin e A2