Shkodër, humb jetën roja i Drejtorisë Rajonale të Punësimit

Një 57-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen mes të dielës dhe të hënës në Shkodër.

I ndjeri, identiteti i të cilit mësohet të jetë A.Grreth, punonte si roje në Drejtorinë Rajonale të Punësimit dhe trupi i pajetë i tij është gejtur në mëngjes.

Sipas policisë, ai ka pësuar infarkt, por nuk përjashtohet mundësia që shkaku i vdekjes të jetë i ftohti, pasi temperaturat në ditët e fundit kanë qenë tepër të ulëta, veçanërisht në Shkodër.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN