Spektakolar, por pak i dhimbshëm… numri i akrobacisë që i la të gjithë gojëhapur

Video e një gjimnasteje amerikane që merr 10 pikë të plota nga numri i saj pas një lëvizjeje spektakolare, por edhe pak të dhimbshme, po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Katelyn Ohashi, studente në Universitetin e Kalifornisë, i la të gjithë gojëhapur kur realizoi një rrotullim të trefishtë, para se të ulej në tapet me këmbët e hapura e të ngrihej menjëherë. E ndërsa kryen këto lëvizje fantastike, që mbushën sallën me ovacione, ajo vetëm buzëqesh, duke fituar edhe më tepër admirimin e të pranishmëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN