Tronditet Tirana, 3 të vdekur: Dhëndri vret vjehrrin dhe vjehrrën, më pas veten

Një vrasje e trefishtë ka tronditur në orët e para të mëngjesit Tiranën.

Sipas burimeve të policisë, në zonën e Astirit ka ndodhur një tragjedi familjare, ku shtetasi Majlind Lila ka vrarë me armë zjarri shtetasit Bujar Mataj dhe Xhevahire Mataj, përkatësisht vjehrri dhe vjehrra.

Pas krimit, dhëndri i ka shkaktuar vetes plagë të rënda me thikë dhe është hedhur nga ballkoni, duke ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 në zonën e Astirit, pikërisht në rrugën “Kristaq Mone”.

Shkaqet e ngjarjes ende nuk janë të zbardhura, por sipas informacioneve të A2 dyshohet një konflikt të Lilës me vajzën e çiftit Mataj, Nevila,
për një apartament të konfiskuar.

Çifti prej 3 muajsh jetonte në Suedi, vend nga i cili Lila ishte kthyer dy ditë më parë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN