Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Trump: Do ta shkretoj Turqinë ekonomikisht nëse sulmon kurdët

Nga A2 CNN
14 Janar 2019, 11:05 | Bota
Trump: Do ta shkretoj Turqinë ekonomikisht nëse sulmon kurdët

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Turqinë se do të vuajë pasoja shkatërruese nëse sulmon forcat kurde në Siri pas largimit të trupave amerikane nga vendi. Ai i bëri gjithashtu thirrje kurdëve që të mos e “provokojnë” Ankaranë.

“Do ta shkretoj Turqinë ekonomikisht nëse sulmon kurdët”, shkroi Trump në një postim në Twitter, duke kërkuar më tej krijimin e një “zone të sigurt” për rreth 30 kilometra. Ndërsa më pas shtoi po përmes Tëitter-it: “Gjithashtu nuk dua që kurdët të provokojnë Turqinë”.

Edhe pse e quajti tepër të vonuar tërheqjen nga Siria, Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të godisnin pa ngurrim “copëzat e vogla të ISIS që kanë mbetur. “Tani është kohë që trupat tona të kthehen në shtëpi”, shtoi ai.

Por zëdhënësi i Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Ibrahim Kalin, u kundërpërgjigj po në Twitter. “Zoti President, është gabim fatal krahasimi i kurdëve të Sirisë me Partinë Komuniste Kurde, që është në listën e organizatave terroriste të SHBA. Terroristët nuk mund të jenë partnerët dhe aleatët tuaj. Turqia pret që Shtetet e Bashkuara të nderojnë partneritetin strategjik që kemi dhe nuk duam që të lihet në hije nga propaganda terroriste”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë