Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Arrestimi i Balilit komentohet nga Presidenti Meta

Nga A2 CNN
15 Janar 2019, 12:41 | Politikë
Arrestimi i Balilit komentohet nga Presidenti Meta

Gjatë një vizite në qytetin e Lezhës, Presidenti Meta është pyetur edhe për arrestimin e Kelmend Balilit ditën e sotme.

“E përshëndes ndalimin e Kelmend Balilit, një person me mjaft probleme me ligjin. Dhe me këtë rast dua të falënderoj jo vetëm agjencitë ligjzbatuese, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot”, tha Meta.

Ndërkohë, Presidenti u pyet edhe nëse do të dekretojë Kryeministrin Rama si ministër të Jashtëm, por nuk dha një përgjigje për këtë.

“Këtu jemi për të promovuar edhe një herë solidaritetin për dhurimin e gjakut. Për këtë çështje besoj se e kam dhënë një përgjigje dje. Dhe do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese”, u shpreh Presidenti Meta nga Lezha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë