Arrestimi i Balilit, Rama: Hap i madh, urime ministrit Lleshaj

Pas konfirmimit të lajmit për arrestimin e Balilit nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Rama.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama shkruan: “Kelmend Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara. Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH”, shkruan Rama.

Rama bëri edhe një tjetër postim në “Twitter” e këtë herë përdori ironi edhe me statusin e publikuar fillimisht nga Berisha, e cila shkroi se Balili ishte vetëdorëzuar.

“Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës. Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë. Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij”, shkruan Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN