Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Balili”, reagojnë Soreca dhe OSBE

Nga A2 CNN
15 Janar 2019, 20:00 | Aktualitet
“Balili”, reagojnë Soreca dhe OSBE

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, e quan vënien e Kelmend Balilit në pranga si një zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër krimit.

“Lufta ndaj krimit të organizuar është një prioritet kyç për Bashkimin Europian në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit”, shkruan Soreca në një postim në Twitter.

Për ngjarjen më të rëndësishme të ditës ka reaguar edhe Organizata e Sigurisë dhe Bashkëpunimit Europian. Përmes një deklarata, OSBE vë në dukje se përpjekjet disavjeçare në luftën kundër krimit të organizuar, po sjellin rezultate konkrete dhe të rëndësishme në Shqipëri.

“E përgëzojmë Policinë e Shtetit për arrestimin e trafikantit të akuzuar ndërkombëtar të drogës, Kelmend Balili. Ky është një hap tjetër i rëndësishëm në luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vendit për fuqizimin e shtetit të së drejtës”, thuhet në deklaratë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani