Blerja e tretë, Kukësi afron lojtarin e shpresave

Vetëm dy muaj pas debutimit me kombëtaren Shpresa, Faton Xhemaili transferohet në një klub të madh të Kategorisë Superiore.

Ndërsa Kukësi po mbyll fazën përgatitore në Antalia, lojtari i krahut të majtë firmosi në Tiranë kontratën që e lidh me ekipin për dy vite e gjysmë.

Tundimi për të fituar trofe, për të spikatur në Kupat e Evropës si dhe për të qenë në orbitën e kombëtares bëri që 20-vjeçari të zgjedhë transferimin në Shqipëri, duke u larguar nga serbët e Radnikut.

Xhemaili bëhet blerja e tretë e Kukësit, pas Rrocës dhe Shkurtajt.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN