Bushati: E drejtë e Ramës për ndryshimin e drejtimit të MEPJ

Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë që pas zëvendësimit të tij në postin e ministrit të Jashtëm.

Bushati është shprehur se është e drejtë dhe përgjegjësi ekskluzive e kryeministrit për të përzgjedhur ekipin e tij politik me të cilin ai do të përmbushë objektivat e programit edhe në këtë fushë.

“Për sa i përket dimensionit politik, kryeministri e ka marrë tashmë vendimin e tij, ia ka bërë të ditur opinionit publik për të ndryshuar drejtimin politik të MEPJ. Është e drejtë dhe përgjegjësi ekskluzive e kryeministrit për të përzgjedhur ekipin e tij politik me të cilin ai do të përmbushë objektivat e programit edhe në këtë fushë. Thënë kjo, në kuptimin kushtetues, apeli im sot është shumë i thjeshtë: për të ezauruar një orë e më parë procedurën kushtetuese që jetëson jo vetëm ndryshimin e lidershipit politik në MEPJ, por që do t’i krijonte njëkohësisht mundësi vendit për t’u përfaqësuar në mënyrën të denjë dhe efeciente në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Bushati.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN