Çollaku: Balili ka bërë marrëveshje, jo me qeverinë shqiptare

Pse ishte kaq i vështirë arrestimi i Klemend Balilit? A është ai vërtet Eskobari i Ballkanit dhe çfarë e bindi të dorëzohej?

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në “A2 Debat” beson se Balili nuk vendosi krejt papritur të dorëzohej, por duhet të ketë arritur një marrëveshje, dhe kjo jo me autoritetet shqiptare.

“Ai nuk do ta kryejë dënimin në Greqi, sepse nuk kemi marrëveshje ekstradimi. Do ta kryejë këtë dënim këtu dhe duhet t’i jenë bërë privilegje”, tha Çollaku.

“Informacionet që ai ka duhet t’ia ketë dhënë pikërisht atyre autoriteteve që kanë tagra dhe potencial për të bërë marrëveshje. Dhe kjo nuk është qeveria shqiptare. Nëse ka një marrëveshje, për të thënë kush janë punëtorët dhe bashkëpunëtorët, ai nuk ka bërë trafik i vetëm, nuk ka marrë miliona euro i vetëm”.

Shkarkoni aplikacionin e A2