I shumëkërkuari Kelmend Balili prapa hekurave

I shumëkërkuari Kelmend Balili, i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” është arrestuar në Vlorë.

Balili është shpallur në kërkim nga dhjetori i vitit 2016. Ndaj tij rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave si dhe kultivimit të narkotikëve, dhe krijimit të grupit të strukturuar kriminal.

Balili ka patur edhe poste në administratën shtetërore, si drejtor i Drejtorisë Rajonale të Transporteve.

Ndërkohë, lajmi është konfirmuar edhe nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një konferencë për mediat. Në ndryshim sa u raportua fillimisht, Lleshaj u shpreh se Kelmend Balili është vënë në pranga policia dhe nuk është dorëzuar.

ERTV Live😊: Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi – KLEMENT BALILI ESHTE SOT PRAPA HEKURAVE👊

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 15. Januar 2019

Pavarësisht këtij arrestimi, Lleshaj u shpreh se operacioni do të vazhdojë për të vënë pas hekurave të tjerë persona.

“Arrestimi i sotëm është një rezultat shumë domethënës për drejtësinë në Shqipëri dhe një provë e qartë se Policia e Shtetit është në një nivel krejt të ri gatishmërie për t’u përballur në emër të ligjit e të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. E gatshme dhe e aftë për të kaluar në një fazë të re dhe vendimtare në luftën kundër krimit të organizuar, Policia e Shtetit ka marrë sot një tjetër rezultat të merituar të një kapërcimi historik në mendësi dhe në aftësinë e saj goditëse. Me gjithë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka operacioni për arrestimin e Kelmend Balilit, Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera me përgjegjësi për sigurinë e vendit dhe për zbatimin e ligjit, e dinë mirë se operacioni vazhdon dhe se forca goditëse e ligjit, gjerësia dhe thellësia e tij do të njohin intensitet të ri edhe me të tjerë që do të shkojnë prapa hekurave. Balta dhe histeria e politikës me krimin, jo vetëm s’na ndalin, por na motivojnë edhe më shumë”, tha Lleshaj.

A2 mëson se Kelmend Balili ndodhet në paraburgimin e komisariatit numër 6 në Tiranë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN