Kosova, me zyrë doganore në portin e Durrësit

Në portin e Durrësit u inaugurua zyra doganore e Kosovës, një nismë e premtuar në mbledhjen e fundit të përbashkët të dy qeverive, mbajtur në nëntor në Pejë.

Rama ka deklaruar se kjo zyrë do të nxisë tregtinë mes dy vendeve, teksa ka shpallur edhe një tjetër ambicie: atë të krijimit të një modeli të ri në kufirin me Kosovën.

“Dogana e Kosovës këtu në Durrës është hapi i parë i rëndësishëm mes bashkimit të plotë doganor mes Shqipërisë dhe Kosovë. Shkurtimi i burokracive, i kostove për bizneset, janë efekti i drejtpërdrejtë i hapjes së kësaj zyre doganore. Por vazhdimi i këtij procesi me vendosjen e këtij standardi në të gjithë pikat doganore është objektivi afatshkurtër”, u shpreh Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN