Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Lëkundet ekonomia gjermane, frikë për recesion

Nga A2 CNN
15 Janar 2019, 12:49 | Ekonomi

Ekonomia gjermane po e humb supremacinë e saj në Europë. Të dhënat e fundit sugjerojnë një tkurrje të rritjes ekonomike, ndërsa ekspertet i druhen recesionit.

Të dhënat e zyrës federale të statistikave treguan se ekonomia gjermane e ka humbur hovin e dikurshëm, duke u rritur me vetëm 1.5 përqind vitin e kaluar.

Ky është niveli më i ulët i rritjes që prej vitit 2013. Ekonomia u tkurr në tremujorin e tretë të vitit me 0.2 përqind, dhe për këtë fajësohen përplasjet globale për tregtinë.

 Nëse të dhënat janë negative edhe në muajt e fundit të vitit ekziston frika për recesion, por statistikat për këtë periudhë nuk janë publikuar ende.

Megjithatë kreu i Institutit të Ekonomisë gjermane, Michael Hüther tha për Deutsche Welle se nuk kishte vende për panik.

 “Ka më shumë rërë zhurmuese nëpër motorë, por nuk ka ngecje të plotë të tyre", deklaroi Hüther.

Dieter Kempf, president i Shoqatës së Industrisë Gjermane është pjesë e kampit të pesimistëve. “Kohët e mira kanë marrë fund, sepse rreziqet globale dhe pasojat e tyre që ishin të ndjeshme në muajt e kaluar vazhdojnë të ekzistojnë ende”, pohoi Kempf.

Shkaqet për ngadalësimin e rritjes besohet të jenë dobësimi i ekonomisë globale dhe problemet në industrinë e automjeteve, ndërsa konsumatorët gjermanë janë më pak të predispozuar të blejnë automjete të reja mes paqartësive për standardet e reja të emetimeve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu