Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mediu: Çfarë fshihet pas dorëzimit të Balilit?

Nga A2 CNN
15 Janar 2019, 21:40 | Kronikë
Mediu: Çfarë fshihet pas dorëzimit të Balilit?

Në “I Ftuari” me Endri Xhafon në A2, Fatmir Mediu u ndal edhe te vënia në pranga e të akuzuarit për trafikim ndërkombëtar droge Kelmend Balilit

“Çfarë marrëveshjeje fshihet pas dorëzimit? Kur arrihet një marrëveshje me Ramën është për interesat e Ramës, edhe në raport me opinionin ndërkombëtar, por edhe me raporte të brendshme. Nuk mendoj që dorëzimi erdhi për shkak të interesave europiane dhe amerikane të shqiptarëve. Mendoj që janë interesa të tjera”, tha Mediu.

“Megjithatë mbetet për t’u parë. I pari që deklaroi dorëzimin e Balilit është ish-Kryeministri Berisha. Më pas qeveria tha se ishte arrestim. Nëse nga pikëpamja procedurale është rënë dakord të dorëzohet, nuk mendoj që quhet arrestim”, shtoi ai.

A2 CNN Livestream

Dita jonë