Mediu: Kjo është qeveri drejtorësh

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në emisionin “I Ftuari” me Endri Xhafon në A2, komentoi kabinetin e ri të ngritur nga Kryeministri Edi Rama. “Nuk mendoj se kjo është një qeveri, është një strukturë që ka një njeri në krye, që është Rama, dhe e ndërtuar me drejtorë, qeverisje drejtorësh”, u shpreh Mediu.

I pyetur nëse opozita do të jetë nesër e pranishme në seancën e jashtëzakonshme të thërritur nga Rama, Mediu thotë: “Ne ishim sot në mbledhjen e kryesisë së kuvendit ku u diskutua për këtë dhe padyshim që do të jemi nesër në seancë për të thënë fjalën tonë, për teatrin që ka ndërtuar zoti Rama me ndryshimet në qeveri”.

Dhe vota e opozitës do të jetë kundër. “Kushtetuta thotë që seanca e parë e sesionit mblidhet të hënën e tretë të janarit, dhe pa dyshim që këtu ka një shkelje. Por maxhoranca dhe kuvendi janë shërbim të interesave të Edi Ramës. Duhet të votojmë kundër kësaj qeverie, që është as më pak e as më shumë, qeveria e një individi që kontrollon gjithçka. E ka përkufizuar më mirë zonja Dade… “është dhunuesi i Partisë Socialiste, shkatërrues i demokracisë shqiptare”…

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN