Meta kthen një tjetër ligj në Kuvend

Një tjetër ligj është kthyer për rishqyrtim në Kuvend nga Presidenti Ilir Meta.

Ditën e sotme Presidenca ka bërë të ditur se Presidenti Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 110/2018 “Për noterinë”.

Presidenti e argumenton vendimin e tij: 1- Përmbajtja e nenit 61 të ligjit nr.110/2018 “Për noterinë”, nuk është i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji. Formulimi i këtij neni përveç se nuk parashikon procedurën se si do të zbatohet në praktikë si dhe nuk përmban asnjë parashikim të shprehur që t’i japë të drejtë Ministrit të Drejtësisë që në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Noterisë të nxjerrin aktet nënligjore me qëllim parashikimin e gjithë procedurës së hollësishme për realizimin e këtij procesi. 

2. Parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 110/2018 “Për noterinë”, nuk garantojnë trajtim të barabartë të noterëve përballë kostos që do të duhet të përballojnë për sigurimin e veprimtarisë së tyre, si dhe mund të krijojë një deformim në tregun e sigurimeve referuar sigurimit të veprimtarisë së noterëve.

3. Neni 76 i ligjit nr. 110/2018, nuk është i qartë, nuk ofron siguri ligjore për mbrojtjen dhe mbështetjen e shtresave të pamunduara të shoqërisë për të përballuar tarifat dhe shpenzimet noteriale, apo të kategorive të veçanta të shoqërisë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN