Moti i ftohtë dhe dëbora “pushtojnë” Europën në fundjavë

Moti i ftohtë, pas të enjtes largohet nga Juglindja e Europës, por do të pushtojë brigjet Perëndimore ku aktualisht temperaturat po shënojnë deri 20°C.

Në fundjavë, vala e ftohtë Arktike do të pushtojë Europën Perëndimore deri poshtë në gadishullin Iberik duke sjellë stuhi dëbore dhe temperatura shumë të ulëta deri -15°C, të cilat do të përfshijnë Britaninë, Gjermaninë, Francën, madje edhe një pjesë të Spanjës.

Kjo valë e ftohtë në 10-ditëshin e tretë të janarit rivjen në Juglindje të Europës dhe Ballkan, por me mot më të butë dhe temperatura shumë pranë vlerave tipike të janarit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN