Ngricat në rrugë, situata problematike në disa akse

Pas uljes së intensitetit të reshjeve të dëborës situata në akset rrugore është përmirësuar, por sërish ka prani të ngricave.

Autoriteti rrugor shqiptar rekomandon përdorimin e zinxhirëve në akset: Ura e Cerenecit-Stëblevë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë dhe Trebisht-Doganë.

Në Qarkun Korçë qarkullimi bëhet me zinxhir në akset Korçë-Boboshticë-Dardhë dhe Qafë Qarri – Ersekë.

Në akset e tjera qarkullimi është normal. Problem mbeten fshatrat ne zonat e thella ne Qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës. Trashësia e Dëborës dhe temperaturat e ulëta vështirësojnë lëvizjen e banorëve në rast të emergjencave shëndetësore apo për të siguruar ushqimet e nevojshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN