OSHEE redukton humbjet, fitimi rritet në 4 mld lekë

Gjatë vitit që lamë pas, OSHEE ka arritur të reduktojë nivelin e humbjeve. Humbjet në rrjet tashmë arrijnë në 23.96%, duke ulur me rreth 2.5% si pasojë e investimeve përgjatë viteve të fundit, por edhe kontrolleve në terren për të shmangur vjedhjet e energjisë.

Paralelisht është rritur edhe vlera e arkëtimeve me rreth 2 miliardë lekë, në 66.7 miliardë, që është edhe vlera më e lartë historike.

Ndërkohë, gjatë vitit 2018, vetëm 7.3 miliardë lekë kanë shkuar për investime në rrjet, në rënie me pothuajse 40% krahasuar me2017-ën.

Por në planin për vitin e ardhshëm, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike synon ta rrisë sërish vlerën e investimeve në 8.5 miliardë lekë.

Si pasojë e treguesve të mësipërm në rritje OSHEE llogarit për vitin 2018 një fitim prej 4 miliardë lekësh.

Sa i takon treguesve të performancës, koha e riparimit të defekteve është ulur mesatarisht në 1.1 ditë, duke u përgjysmuar në raport me dy vite më parë. Në ulje është edhe koha mesatare pa energji elektrike për konsumator.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN