Paloka: Rama bllokon hetimet për Tahirin, Parlamenti ka dalë jashtë funksionit – A2

Paloka: Rama bllokon hetimet për Tahirin, Parlamenti ka dalë jashtë funksionit

Edi Paloka, kryetari i grupeve të Partisë Demokratike në Kuvend kërkoi sot në mbledhjen e kryetarëve  shtyrjen për herë të dytë e afatit të komisionit hetimor Tahiri.

Paloka argumentoi që “dy institucionet kryesore që lidhen me hetimet, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e përgjithshme e Policisë prej kaq kohësh nuk kanë sjellë asnjë dokument apo informacion nga ata të kërkuar prej komisionit”.

Sipas Palokës, kryeministri Rama po bllokon hetimit mbi çështjen në fjalë, “një shkelje jo vetëm e ligjit për komisionet hetimore por dhe vepër penale”.

Për kreun e demokratëve në Parlament, Parlamenti ka dalë jashtë funksionit, sa që dhe vet Ministri i Brendshëm “nuk pyet më për të”.   

Shkarkoni aplikacionin e A2